TRAJTIMI I OSHC-VE NË KUADËR TË LIGJIT TË PUNËS DHE PROGRAMEVE TË PUNËSIMIT NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Rrjetin Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) është duke e implementuar projektin me titull: “Trajtimi i OShC-ve në kuadër të Ligjit të Punës dhe programeve të punësimit në Kosovë”.

TRAJTIMI I OSHC-VE NË KUADËR TË LIGJIT TË PUNËS DHE PROGRAMEVE TË PUNËSIMIT NË KOSOVË

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Rrjetin Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) është duke e implementuar projektin me titull: “Trajtimi i OShC-ve në kuadër të Ligjit të Punës dhe programeve të punësimit në Kosovë”. Ky grant jepet në kuadër të Fondit Ballkanik për Politika Publike (BPPF), ndërsa do t’ i kontribuojë drejtpërdrejtë analizës së ambientit të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile në Kosovë.

Roli i QKSS në këtë projekt është mbulimi i kontekstit të Kosovës sa i përket trajtimit të OSHC-ve në Ligjin e Punës dhe Programet e Punësimit duke u fokusuar në këto dy fusha:

•  Analizimin e kornizës ekzistuese ligjore, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën për ndryshimin e ligjit aktual;

•  Analizimin e procesit të implementimit të kornizës ekzistuese ligjore në Kosovë duke mbledhë të dhëna nga anëtarët e OSHC-ve në Kosovë për kushtet e punës së tyre, trajtimin, ankesat dhe sfidat e punës në këtë sektor.