THIRRJE PËR APLIKIM: SHKOLLA PËR INTEGRIME EVROPIANE

THIRRJE PËR APLIKIM: SHKOLLA PËR INTEGRIME EVROPIANE

Rreth Projektit

Thirrje për Aplikim: Shkolla për Integrime Evropiane

 

QKSS fton të gjithë  të gjithë punonjësit publik të nivelit të mesëm apo punonjësit e rinj, profesionistët në sektorin e sigurisë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe hulumtues nga Kosova të aplikojnë në Modulin për Siguri dhe Sundim të Ligjit që do të organizohet në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane.

Qëllimi:

Qëllimi i modulit për Siguri dhe Sundim të Ligjit është të ofrojë një program të veçantë të shkollimit jo-formal mbi çështjet e zhvillimit dhe reformës së sektorit të sigurisë në Kosovë. Ky modul do të fokusohet më tej në procese më specifike në kontekst të fushës së gjerë të sigurisë dhe sundimit të ligjit duke trajtuar në veçanti segmente me rëndësi kruciale në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE). Përveç tjerash, QKSS përmes këtij programi synon që të kontribuojë në ngritjen e nivelit të njohurive dhe vetëdijes së pjesëmarrësve të Shkollës për Integrim Evropian në lidhje me zhvillimin dhe reformimin e sektorit të sigurisë në Kosovë, integritetin e institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë. Për më tepër ky modul ka për qëllim që të përdorë njohuritë dhe ekspertizën e QKSS për ti mundësuar pjesëmarrësve një këndvështrim më kritik ndaj procesit dhe progresit në fushën e sigurisë.

Aplikimi:

Për të aplikuar në Shkollën për Integrime Evropiane 2015, ju lutëm dërgoni dokumentet e mëposhtme në email adresën: [email protected] apo [email protected], jo më larg se data 17 Shtator 2015.

1. Formën e Aplikimit të cilën mund ta shkarkoni këtu

2. CV jo më të gjatë se 3 faqe.

3. Letër rekomandimi e dedikuar për këtë shkollë – nënshkruar dhe e vulosur nga punëdhënësi.

Në kuadër të këtij moduli, QKSS ka do të organizojë dy punëtori:

1. Qeverisja e mirë në Sektorin e Sigurisë

Fokusi i kësaj punëtorie është familjarizimi i pjesëmarrësve me fushat më të rëndësishme që e karakterizojnë qeverisjen e mirë në sektorin e sigurisë. Duke qenë se Institucionet e Sigurisë në Kosovë janë formuar më së voni, qeverisja e mirë në këtë sektor është poashtu në fazën fillestare. Andaj, krahas informacioneve bazike për sektorin e sigurisë përkatësisht për zhvillimin dhe punën e institucioneve të sigurisë, QKSS ka për qëllim që të shtjellojë tema që përfshijnë:

a) Kontrollin civil e demokratik të sektorit të sigurisë;

b) Integritetin e institucioneve të sigurisë në Kosovë;

c) Transparencën dhe llogaridhënien financiare në institucionet e sigurisë në Kosovë; dhe

d) Përfaqësimin gjinor dhe të minoriteteve në institucionet e sigurisë në Kosovë.

2. Reforma e Policisë së Kosovës dhe Menaxhimi i Integruar i Kufirit

Punëtoria ka për qëllim diskutimin e reformës së Policisë së Kosovës, si një ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend. Policia e Kosovës konsiderohet të jetë institucioni më i reformuar dhe zhvilluar në sektorin e sigurisë në Kosovë. Themelimi i forcës së policisë dhe kalimi nga mbikëqyrja ndërkombëtare tek ajo vendore ka shënuar një rrugëtim të gjatë, sfidues dhe kryesisht të suksesshëm. Krahas policisë, ky modul do të fokusohet në çështjet e menaxhimit të integruar të kufirit në kontekst të përafrimit me Bashkimin Evropian, si dhe ndërtimin e besimit me shtetet fqinje e më gjerë. Diskutimi do të fokusohet në konceptin e lëvizjes së lirë – me fokus në marrëveshjet me Serbinë si njëra ndër marrëveshjet më specifike dhe më sfiduese, luftimin e trafikimit ndër-kufitar, demarkacionin e kufirit, etj. Kjo punëtori ka për qëllim të diskutoj çështjet si:

a) Menaxhimi i burimeve njerëzore në polici;

b) Mekanizmat e kontrollit të brendshëm (përfshirë dhe Inspektoratin);

c) Bashkëpunimi rajonal policor; dhe

d) Bashkëpunimi me strukturat Evropiane të sigurisë (përfshirë këtu organizatat ndërkombëtare INTERPOL, EUROPOL dhe EUROJUST).

Logjistika:

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve do të mbulohen nga QKSS, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, pijet dhe transportin. Gjuha e punës gjatë shkollës është ajo shqipe dhe angleze, dhe do të ofrohet përkthim.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail. Për informata më të hollësishme për modulin ju lutem kontaktoni Sofije Kryeziu në email adresën: [email protected] apo çdo ditë pune prej orës 10:00 – 12:00 në numrin e telefonit +381 (0) 38 221 420.