THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI THINK TANK PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË RINJVE TË DIPLOMUAR NË PROGRAMET MA DHE PHD

THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI THINK TANK PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË RINJVE TË DIPLOMUAR NË PROGRAMET MA DHE PHD

Rreth Projektit

Thirrje për Aplikim: Programi Think Tank për zhvillimin profesional të të rinjve të diplomuar në programet MA dhe PhD

Afati i fundit për aplikim: 15 korrik 2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë shpall thirrje për Aplikim në Programin Think Tank për zhvillimin profesional të të rinjve të diplomuar në programet MA dhe PhD. Ky program ka për qëllim të tërheq të diplomuarit në programet MA dhe të doktoratës (PhD) në fushën e shkencave shoqërore dhe humane në institutet hulumtuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre post-sovjetike, për t’ju dhënë mundësinë që të përfitojnë shkathtësi në hulumtim dhe avokim në institutet hulumtuese në rajon.

Ky program u mundëson instituteve hulumtuese të përzgjedhin hulumtues të rinj nga rajoni të cilat kanë diplomuar së fundi nga universitetet e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Varësisht sipas temës hulumtuese, ky program do të zgjas 6 muaj dhe pritet të fillojë në muajin nëntor të vitit 2016.

Kandidatët e interesuar për këtë program duhet të plotësojnë TË GJITHA këto kushte:

-  Të kenë diplomuar gjatë dy viteve të fundit në programin e doktoratës (PhD), LLM ose MA në fushën e shkencave shoqërore dhe humane (në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare/Diplomaci, Studime të Mbrojtjes dhe të Sigurisë) në universitetet e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

- Të jenë shtetas të Kosovës.

- Kandidatët duhet të jenë të moshës prej 23 deri 35 vjeç në kohën e aplikimit.

- Kandidatët duhet të flasin dhe shkruajnë rrjedhshëm në gjuhen angleze dhe shqipe.

- Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të kthehen në vendin e tyre gjatë periudhës sa zgjat ky program.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe Letër të Motivimit në gjuhën angleze deri më 15 korrik 2016 tek Zyrtarja për Komunikim e QKSS-së, Tringa Naka, në këtë email: [email protected].

Të gjitha format e tjera të kontaktit për këtë Thirrje për Aplikim nuk do të merren parasysh.

Thirrjen për aplikim mund ta gjeni KËTU.