TAKIMI I TRETË I FORUMIT HULUMTUES PËR SIGURI NË BEOGRAD

Takimi i tretë i Forumit Hulumtues për Siguri u mbajt në Beograd më 31 tetor 2013 me qëllim të prezantimit të të gjeturave mbi perceptimet e qytetarëve mbi sigurinë, sundimin e ligjit, dhe marrëdhëniet ndëretnike në tre vendet: Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Konferenca u organizua nga Qendra e Beogradit për Politika dhe Siguri (BCSP), si organizatë partnere në projektin rajonal ‘Forumi për Siguri: Prishtinë-Beograd-Tiranë’, përkatësisht mes Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nga Kosova, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ( IDM ) nga Shqipëria dhe Qendra e Beogradit për Politika dhe Siguri (BCS) nga Serbia.

TAKIMI I TRETË I FORUMIT HULUMTUES PËR SIGURI NË BEOGRAD

Rreth Projektit

Gjetjet kryesore nga sondazhi i opinionit publik theksuan mbështetjen e shumicës së qytetarëve në Shqipëri dhe Serbisë drejt vazhdimësisë së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit edhe nëse anëtarësimi në BE nuk është një kusht i formës së prerë, ndërsa qytetarët e Kosovës mbështesin dialogun vetëm në rast se garanton dhe rrit shanset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Florian Qehaja, theksoi se gati gjysma e të anketuarve në Kosovë besojnë se bashkëjetesa paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundur, me përjashtim të respondentëve serbë në pjesën veriore të Kosovës që vazhdojnë të jenë skeptik në lidhje me mundësinë e bashkëjetesës në mes të serbëve dhe shqiptarëve .

Hulumtimi i opinionit publik "Perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe bashkëpunimit rajonal ne fushën e sigurisë" është bazuar në pyetësorin e njëjtë dhe u zhvillua në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri gjatë tre javëve të para të Tetorit 2013, si pjesë e konsorciumit rajonal 'Forumi Hulumtues Rajonal: Prishtine-Beograd-Tiran’, i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Tirana.