Një grup i përberë nga 12 studentë të studimeve të Masterit në kuadër të programit Siguri, Politikat e Mbrojtjes dhe Diplomaci, nga Universiteti i Durhamit, Mbretëri e Bashkuar, i benë një vizitë Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Qëllimi i vizitës së tyre studimore ishte që të njihen për së afërmi me punën e QKSS-së si një nga institutet e vetme joqeveritare i cili mbulon sektorin e sigurisë në Kosovë. Të pranishmit patën mundësinë që drejtpërsëdrejti nga zyrtarët e QKSS, më konkretisht nga Drejtori, Florian QEHAJA dhe Udhëheqësi i Programit dhe Hulumtimeve, Armend MUJA te njoftohen në mënyre te përgjithësuar në lidhje me aktivitetet e qendrës, rolin që ajo ka në nivelin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar dhe për rëndësinë qe ka QKSS në politikbërje ne kuadër te sektorit te sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.
Ky ishte vetëm njëri nga bashkëpunimet në mes QKSS-së dhe Universitetit të Durhamit, bashkëpunim ky i cili daton që nga viti 2009. Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe mundësimi i zhvillimit të praktikës për studentët e Universitetit të Durhamit në kuadër të QKSS. Po ashtu, QKSS dhe Universiteti i Durhamit synojnë që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin dhe ta intensifikojnë atë.
Ekipi i QKSS dëshiron të falënderoj studentët për gatishmërinë e shprehur për të vizituar QKSS-në. Po ashtu, QKSS mbetet gjithmonë në mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve kërkimore në praktikë