Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është pjesë e Shkollës për Integrime Evropiane, QKSS do të jetë përgjegjës për organizimin e Modulit për Siguri dhe Drejtësi në kuadër të kësaj shkolle. Ky projekt është duke u mbështetur dhe udhëhequr nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapurt (KFOS).
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është pjesë e Shkollës për Integrime Evropiane, QKSS do të jetë përgjegjës për organizimin e Modulit për Siguri dhe Drejtësi në kuadër të kësaj shkolle. Ky projekt është duke u mbështetur dhe udhëhequr nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Moduli për siguri dhe drejtësi ka për qëllim të ofrojë një program të veçantë të shkollimit jo-formal mbi çështjet e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë. Ky modul ka për qëllim të fokusohet edhe më tej në procese më specifike në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, fusha këto me rëndësi kruciale në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Përveç tjerash, QKSS përmes këtij programi synon që të të kontribuojë në ngritjen e nivelit të njohurisë dhe vetëdijes të pjesëmarrësve të Shkollës për Integrim Evropian në lidhje me zhvillimin dhe reformimin e sektorit të sigursë në Kosovë, integritetin e institucioneve të sigurisë, dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë – pjesë integrale e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Moduli për Siguri dhe Drejtësi
Ky modul ka për qëllim të fokusohet edhe më tej në procese më specifike në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, fusha këto me rëndësi kruciale në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Për më tepër ky modul ka për qëllim që të përdorë njohuritë dhe ekspertizën e QKSS për ti mundësuar pjesëmarrësve një këndvështrim më kritik ndaj procesit dhe progresit në fushën e sigurisë.
Në kuadër të këtij moduli, QKSS ka për synim që të organizojë dy punëtori:
1. Qeverisja e mirë në Sektorin e Sigurisë
2. Reforma e Policisë së Kosovës dhe Menaxhimi i Integruar i Kufirit