SHËNIMI I 5 VJETORIT TË THEMELIMIT TË QKSS-SË

Me rastin e 5 vjetorit të themelimit, Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë (QKSS) organizoi një mbledhim/koktej me miqtë, bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj si dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme në vend. Duke i falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm gjate pesë viteve të suksesshme, Florian Qehaja uroi te gjithë për kontributin dhe gatishmërinë për të ngritur tutje cilësinë e hulumtimeve në QKSS si dhe ne shoqërinë kosovare ne përgjithësi.

SHËNIMI I 5 VJETORIT TË THEMELIMIT TË QKSS-SË

Rreth Projektit

Pjesëmarrja e një numri të madh të bashkëpunëtorëve dhe miqve nga institucionet vendore si Ministria e Forcës se Sigurisë se Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Agjencia shtetërore për mbrojtjen e te dhënave personale, përfaqësues nga prezenca ndërkombëtare si KFOR, EULEX, Komisioni Evropian, misionet diplomatike ne Kosove, si dhe shumë miq e bashkëpunëtor nga shoqëria civile dëshmuan se puna dhe përkushtimi i madh i QKSS-së zë një vend të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, sidomos ne sferën e sigurisë.