Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) kanë organizuar seminarin “Mbikëqyrja e Sigurisë dhe Inteligjencës- Mbikëqyrja e Mbledhjes së Informacionit dhe Shkëmbimi i Informacionit”. Ky seminar është mbajtur nga data 24 deri 26 Qershor në Ohër, Republika e Maqedonisë.
Ky seminar është organizuar për deputetët e komisioneve parlamentarë të Kuvendit të Kosovës, duke u fokusuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme Siguri, dhe Mbikëqyrjen e FSK-së si dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, poashtu seminari ne kanë ndjekur edhe përfaqësues të institucioneve të qeverisë, drejtësisë, shoqërisë civile, si dhe ekspertë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar të mbikëqyrjes dhe qeverisjes së sigurisë inteligjencës.
Sesionet të cilat janë diskutuar në seminar:
1. Seanca I: Mbikëqyrja e Mbledhjes së Informacionit – Hyrje
2. Seanca II: Mbikëqyrja e mbledhjes së informacionit – Autorizimi si mbrojtje kryesore ndaj abuzimit të mundshëm
3. Seanca III: Mbikëqyrja e Bashkëpunimit të Inteligjencës me Zbatuesit e Ligjit – Shkëmbimi i informacionit
4. Seanca IV: Mbikëqyrja e Bashkëpunimit të Inteligjencës me Zbatuesit e Ligjit– Studime Rasti
5. Seanca V: Kornizat për përgjimin e telekomunikimeve – Vështrime nga Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi
6. Seanca VI: Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e mbrojtjes – Roli i parlamentit
Qëllimi i tryezës ka qenë:
• Të ofrohen pikëpamje për mbikëqyrjen e mbledhjes së informacionit me fokus në rolin e gjyqësorit për autorizimin e mbledhjes së informacionit dhe bashkëpunimi me organet e mbikëqyrjes parlamentare;
• Të ofrohen pikëpamje në mbikëqyrjen e bashkëpunimit të inteligjencës me agjencitë e forcat e armatosura me fokus të veçantë në shkëmbimin e informacionit në mes të agjencive të vendit;
• Të diskutohen mësimet e nxjerra nga zbatimi i kornizës ligjore për përgjimin e telekomunikimeve me ekspertet nga Kosova, Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së;
• Të ngritët vetëdijesimi mbi rolin e parlamentit për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e mbrojtjes;