Qëllimi i këtij projekti është të identifikojë shkallën në të cilën komunitetet jo-shumicë u besojnë policisë së Kosovës dhe adresimin e çështjeve të policimit në komunitet në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës si dhe në jug.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy (BTD) nga data 1 janar 2019, ka fillluar implementimin e projektit të ri "Rritja e besimit në mes të Policisë së Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovë”.
Qëllimi i këtij projekti është të identifikojë shkallën në të cilën komunitetet jo-shumicë u besojnë policisë së Kosovës dhe adresimin e çështjeve të policimit në komunitet në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës si dhe në jug.
Objektivat kryesore janë:
• Të lehtësohet dialogu ndërmjet komuniteteve në shumicën e komunave serbe dhe Policisë së Kosovës;
• Të rrisë besimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë ndaj Policisë së Kosovës;
• Identifikimi dhe vlerësimi i shqetësimit themelor të sigurisë dhe sigurisë së komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe avokimit për adresimin e këtyre shqetësimeve;
• Hulumtimi i nivelit të zbatimit të marrëveshjeve të sigurisë të arritura si pjesë e dialogut teknik dhe politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe avokimit për zbatim të mëtejshëm;
Projekti do të zbatohet në periudhen Janar-Qershor 2019, dhe do të mbulojë komunën e Mitrovicës, e Leposaviqit, Graçanicës dhe Shtërpcës.