ROLI I KOMPANIVE PRIVATE TË SIGURISË

Vlerësimi i rolit të Kompanive Private të Sigurisë (KPS) në Kosovë

Rreth Projektit

Emri i Projektit:             Vlerësimi i rolit të Kompanive Private të Sigurisë (KPS)  në Kosovë

Lokacioni:                    Prishtinë, Kosovë

Field:                          Siguria/Mbikqyrja demokratike e mekanizmave të sigurisë

Target Grupa:               KPS-të në Kosovë/Ekspertët e Sigurisë/Deputetët e Parlamentit/ Zyrtarët e Qeverisë/Qytetarët

Implementuesi:           Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, QKSS

Mbështetur nga:          Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës

Kohëzgjatja:               03/01/2009 – 16/02/2009

 

Kompanitë Private të Sigurisë (KPS) janë industri në rritje. Një nga ndryshimet më të dukshme të sektorit të sigurisë ka të bëjë me nevojat emergjente për praninë e KPS-ve në botë. Shtrirja e sherbimeve të KPS-së varijon nga ato të angazhimit të detektivëve privat, ruajtjen e transporteve me vlerë, sigurimin e dyqaneve dhe qendrave të bizneseve, aeroporteve, sikurse edhe të paisjeve nukleare dhe ushtarake.[1]

Ne periudhën e pas-konflikit, KPS-të u ngritën shumë shpejt edhe në Kosovë. Roli i tyre nga shumica është konsideruar shumë i rëndësishëm. Megjithatë, në anën tjetër ekzistojnë shumë dyshime në lidhje me statusin e KPS-ve në Kosovë. Bazuar në disa hulumitme, shumë pak në Kosovë janë të vetëdishëm në lidhje me kompetencat e rojave private të sigurisë. Për më tepër, roli i KPS-ve në sektorin e sigurisë po bëhet më i rëndësishëm dita-ditës. Nuk ka dyshim se procesi i Ndërtimit të Sektorit të Sigurisë (NSS) në Kosovë konsiston në nevojat emergjente për këtë industri private të sigurisë. Është vlerësuar se industrinë private të sigurisë në Kosovë e përbëjnë më tepër se 3000 roja të sigurisë me një rritje dita-ditës.[2]

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke e implementuar projektin “Vlerësimi i Performancës së Kompanive Private të Sigurisë”. Projekti parasheh draftimin e një vlerësimi me këtë temë dhe organizimin e një tryeze të rrumullakët duke i ftuar akterët (qytetarët, Deputetët e Parlamentit të Kosovës, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e KPS-ve).

 

Objektivat Strategjike të Projektit

Objektivë strategjike e projektit është vlerësimi i rolit të KPS-ve në Kosovë.

 

Objektivat e këtij projekti kanë të bëjnë si në vijim:

Ngritjen e çështjeve të PCS-ve në Kosovë.

Vlerësimin e Draft Ligjit për KPS-të i cili duhet të aprovohet nga ana e Parlamentit të Kosovës.

Ngritjen e rolit të shoqërisë civile për performancën e KPS-ve në Kosovë

Sjelljen e ekspertëve relavant dhe zyrtarëve qeveritar në një truezë të rrumbullakët

Promovimin e mbikqyrjes demokratike të KPS-ve

Ngritjen e çështjes së komponentës gjinore në KPS.

Ngritjen e çëshjtes së përfaqësimit të minoriteteve në KPS.

 

Objektivat shtesë të projektit janë si në vazhdim:

Lansimi i rekomandimeve dhe udhëzimeve nga këndvështrimi i shoqërisë civile

Përkrahjen dhe ndihmimin e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Kuvendi i Kosovës

Dhënien e ekspertizes nga ana e organizatave lokale te specializuara (QKSS)

Sjelljen e ekspetëve ndërkombëtar relavant në çështjet e KPS-ve.

Assessment of Private Security Companies in Kosovo

Vlerësimi i kompanive private të sigurisë

Ocena stanja privatnih bezbednosnih kompanija

 

 

[1] Born Hans, Caparini Marina, Cole Eden, Regulating Private Security Companies in Europe; Status and Prospects, DCAF, 2007

[2] SEESAC, SAWL and Private Security Companies in SEE: A cause of effect or insecurity, 2005, p.97