ROLI I INSTITUCIONEVE DHE AGJENSIONEVE TË PAVARURA MBIKËQYRËSE NË SEKTORIN SIGURISË SË KOSOVËS

Ashtu sikurse edhe është vërejtur në shumë raporte, mbikqyrja demokratike e institucioneve të sigurisë duket të jetë e paqendrueshme në Kosovë.

Rreth Projektit

Përshkrimi i projektit:

 

Ashtu sikurse edhe është vërejtur në shumë raporte, mbikqyrja demokratike e institucioneve të sigurisë duket të jetë e paqendrueshme në Kosovë. Jo është cekur konkretisht në Raportin fundit të Progresit të Komisionit BE-së për Kosovën (Shiko Raporti i Progresit për 2009). Pa marr parasysh performancën e dobët të parlamentit dhe të organizatave të shoqërisë civile në mbikqyrjen e e aktiviteteve të institucioneve të sigurisë, roli i institucioneve dhe agjensioneve të pavarura është pothuajse inegzistent për sa i përket mbikqyrjes së sektorit të sigurisë. Për këtë qëllim, QKSS ka vendosur të i qaset projektit të saj të ri me qëllim që të vlersoj performancën e agjensioneve të pavarura në kontrollin e institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ekipi hulumtues i QKSS-së do të përgadis në raport studiues të bazuar në një hulumtim i cili do ti vëjë në pah gjendjen e tanishme dhe do të parashtroj rekomandime për përmirsimin e gjendjes.

 

Target grupë e këtij projekti janë:

Përfaqësues kryesor të institucioneve dhe agjencive të pavarura në Kosovë (Ombudspersoni, Zyrën e Auditorit Gjeneral si dhe agjensionet tjera të pavarura)

Kuvendi i Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e FSK-së

Policia e Kosovës

Organizatat ndërkombëtare

Ekspert Lokal

Mediumet

Organizatat e Shqërisë Civile

Civil Society Organizations

 

Ky projekt mbështetet nga “Balkan Trust for Democracy (BTD)