PUNËTORIA E TRETË E KYFN “MBIKËQYRJA E SEKTORIT TË SIGURISË - SFIDAT DHE MJETET”

Qendra për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizuan një vizitë studimore në Gjenevë

PUNËTORIA E TRETË E KYFN “MBIKËQYRJA E SEKTORIT TË SIGURISË - SFIDAT DHE MJETET”

Rreth Projektit

Punëtoria e tretë e KYFN “Mbikëqyrja e Sektorit të Sigurisë - Sfidat dhe Mjetet”

Vendi: Gjenevë, Zvicër

Data: 11 - 13 Korrik 2011

Qendra për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizuan një vizitë studimore në Gjenevë, duke përfshirë edhe një kurs mbi "Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë - Sfidat dhe Mjetet" për 12 anëtarët e Rrjetit të Fytyrave të Reja të Kosovës (KYFN) 2011.

Objektivat kryesore të këtij aktivitetit ishin:

  • të ofrohet njohuri nga studimet e rasteve të vendeve të ndryshme dhe mësimet e nxjerra në lidhje me mbikëqyrjen parlamentare në fushën e sigurisë me një fokus të veçantë në përgjegjësinë e inteligjencës;
  • të diskutohen zgjidhje të mundshme duke iu ofruar pjesëmarrësve një platformë e diskutimeve për rëndësinë e lëndës në kontekstin e Kosovës;
  • ndërtimi i metutjeshëm i aftësivë teknike të pjesëmarrësve në hartimin e analizes së politikave mbi çështjet që lidhen me qeverisjen dhe mbikëqyrjen e sigurisë në Kosovë.

Ky seminari përfundoi ciklin e tri aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve për këtë target grup. Ndër 13 analizat e politikave të shkruara nga pjesëmarrësit, vetëm katër prej tyre janë përzgjedhur për t'u publikuar.