PREZANTIMET E DREJTORIT TË QKSS GJATË MUAJIT SHTATOR 2013

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, ka mbajtur një numër të prezantimeve në tri ngjarje të veçanta. Përfshirja e tij aktive në arenën rajonale dhe ndërkombëtare pasqyron rolin në rritje të QKSS.

PREZANTIMET E DREJTORIT TË QKSS GJATË MUAJIT SHTATOR 2013

Rreth Projektit

Qehaja ishte një nga panelistet e Forumit të Beogradit të Sigurisë, i cili u mbajt nga 19-21 shtator në Beograd. Ky forum është një platformë e përbashkët e Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, Qendrës së Beogradit për Ekselencë Politike dhe Lëvizja Evropiane në Serbi. Paneli është titulluar "Tejkalimi i boshllëqeve të bashkëpunimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor". Qehaja ka prezantuar së bashku me panelistët tjerë nga rajoni. Numri i çështjeve të ngritura ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm të sigurisë mes vendeve në rajon.

Qehaja ka bërë dy prezantime të veçanta në konferencën e DCAF të emëruar "Nxitja e mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë parlamentare ", e cila u mbajt nga 23-26 shtator në Lubjanë. Konferenca shërbeu si platformë për diskutimin e parlamentarëve të Kosovës, përfaqësuesve të policisë, FSK-së, gjyqësorit dhe institucionet e pavarura shtetërore të Kosovës. Prezantimi i parë u fokusua në implikimin e mundshëm të mbikëqyrjes satelitore në sigurinë kombëtare të Kosovës. Prezantimi i dytë mbuloi lejen e sigurisë dhe çështjet e lidhura me verifikimin.

Prezantimi i fundit i Qehajes u zhvillua në Zagreb më 27 dhe 28 shtator 2013. Tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Konsorciumi PfP synonte shqyrtimin dhe diskutimin e perspektivës së rajonit në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, pas anëtarësimit të Kroacisë. Qehaja mbajti një prezantim të emëruar "Kosova dhe BE: Mbyllja e hendekut".