Hulumtuesi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Abit Hoxha mori pjesë në seminarin dy-ditor të organizuar nga OSBE-ja në temën e ‘Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizem’ ku prezantoj në emër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë me temën ‘Roli i Shoqërisë Civile në parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.
Prezantimi I tij u fokusua në temën e zhvillimit të Lëvizjeve Sociale dhe Radikalizimit si dhe përfundimi I dhunës dhe de-radikalizimi. Z. Hoxha foli edhe për përvojën e hulumtimit në lëvizjet sociale dhe religjionin në Kosovë si dhe tematikën e analizmit të lëvizjeve sociale nga perspektiva teorike e Teorisë së Levizjeve Sociale dhe metodologjisë së studimeve kritike. Z. Hoxha përmendi edhe mungesën e literaturës dhe hulumtimeve empirike në temën e de-radikalizimit dhe përfundimit të dhunës si dhe kritikoj casjet shtetërore të luftës kundër-radikalizimit si strategjikisht të limituara në kohë dhe që nuk adresojnë problemin por thellësojnë konfliktin e dallimeve në shoqëri.