Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë organizuar sot konferencën e përbashkët me temën "Pesë vite të sektorit të sigurisë në Kosovë - nga lindja drejt pjekurisë".
Konferenca shërbeu si platformë akademike ku u diskutuan përparësitë dhe dobësitë në performancën e institucioneve të sigurisë në periudhën e viteve 2008-2013.
Konferenca përbehej nga një panel ku u diskutua perspektiva e kuvendit nga ana e Z. Ahmet Isufi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së; perspektiva e ekzekutivit nga Znj. Dhurata Sadiku-Hoxha, Këshilltare Politike e Kryeministrit të Kosovës; si dhe rëndësia e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, kontribut i dhënë nga Z. Reinhold Robbe, ish-deputet i Bundestagut Gjerman.
Në konferencë morën pjesë një numër i studiuesve, politik-bërsve, akademikëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media, të cilët diskutuan çështjet që lidhen me sektorin e sigurisë.
QKSS falënderon Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) për partneritetin e tyre të vazhdueshëm.