PËRSHIRJA E TË RINJËVE NË KOMUNITET - PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Projekti ka për qëllim që të luftojë dukuritë negative përmes edukimit dhe fuqizimit të të rinjëve.

PËRSHIRJA E TË RINJËVE NË KOMUNITET - PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të sigurisë (QKSS), vazhdon të kontribuojë në qeverisjen e mirë në sektorin e sigurisë dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivelin lokal me komunitetin dhe institucionet e sigurisë.

Në fillim të Nëntorit 2017, QKSS ka nisur implementimin e  projektit “Përshirja e të rinjëve në komunitet”, projekt ky në bashkëpunim me Ambasaden Holandeze, e që do të mbulojë 6 komuna të Kosovës. Projekti ka për qëllim kryesor që të luftohen dukuritë negative përmes edukimit, pra duke targetuar të rinjët nëpërmjet platformës “Critical Thinking” duke fuqizuar ata përmes aktiviteteve të ndryshme dhe aktivizmit.

Aktivitetet të tjera do të përfshijnë punëtori me prindër, profesorë dhe drejtorë të shkollave të mesme. Objektivi i këtij projekti është që të ketë kordinim më të mirë në mes prindërve, të rinjëve dhe profesorëve, që në këtë mënyrë të gjinden praktikat më të mira në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ngritjes së vetëdijes brenda komuniteteve dhe shkollave.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë dhe do të mbulojë gjashtë komuna të Kosovës si Mitrovica, Lipjani, Prishtina, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas.