PËRFSHIRJA E QYTETARËVE NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOSOVË

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë duke filluar nga 1 korrik 2016 është duke implementuar "Përfshirja e  qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë". Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja e vetëdijes së qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë komunikimin në mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore për bashkëpunim më të mirë dhe koordinim në parandalimin dhe luftën kundër e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. QKSS përmes këtij projekti pritet të organizojë tryeza të rrumbullakëta me: përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, institucionet e sigurisë, Bashkësisë Islame të Kosovës, mediat, shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë, me qëllim për të diskutuar alternativat për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Përveç tryezave të rrumbullakëta në komunat e Gjilanit dhe Vitisë, QKSS do të organizojë debate me nxënës të shkollave të mesme të Gjilanit dhe Vitisë, me qëllimin kryesor për të rritur ndërgjegjësimin për studentët kundër efekteve negative të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe për zhvillimin e të menduarit kritik ndaj qytetarëve kundër ekstremizmit.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Balkan Trust for Democracy (BTD).