Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është duke implementuar projektin: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes komunikimit.
Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes komunikimit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është duke implementuar projektin: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes komunikimit.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes komunikimit. Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve profesionale të gazetarëve në nivel lokal në çështjet që lidhen me raportimin e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizimit dhe luftëtarëve të huaj.
Objektivi 1: Rritja e kapaciteteve profesionale dhe njohurive të mediave dhe gazetarëve në nivel lokal në çështjet që lidhen me ekstremizmin, radikalizimin dhe terrorizmin e dhunshëm
Objektivi 2: Organizimi i trajnimeve për gazetarët e komunave të tërë të Kosovës për raportimin, analizimin e çështjeve që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin.
Qëllimi i këtij projekti është të organizojë 6 trajnime profesionale për gazetarët, për të analizuar dhe raportuar artikujt që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm, i cili do të kontribuojë në luftimin e suksesshëm të ekstremizmit të dhunshëm dhe procesin e tyre të rekrutimit. Trajnimet do të organizohen në rajonin e Pejës, Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit dhe Mitrovicës. QKSS synon gjithashtu të prodhojë një udhezues për mediat që mund të raportojnë rastet e CVE.