NXITJA E DIALOGUT TË POLITIKAVE: PROGRAMI TRAIN 2011

Nga një numer i madh i aplikantëve të organizatave think-tank nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor QKSS është organizata e vetme nga Kosova e përzgjedhur për të marrë pjesë në Programin TRAIN 2011

 NXITJA E DIALOGUT TË POLITIKAVE: PROGRAMI TRAIN 2011

Rreth Projektit

Nxitja e Dialogut të Politikave: Programi TRAIN 2011

Organizuar nga: Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme

Përkrahur nga: Zyra e Jashtme Gjermane

Projekti fillon nga data: 3 - 6 Prill, 2011

Nga një numer i madh i aplikantëve të organizatave think-tank nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor QKSS është organizata e vetme nga Kosova e përzgjedhur për të marrë pjesë në Programin TRAIN 2011 që organizohet nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme dhe financohet nga Zyra e Jashtme Gjermane. Qëllimi kryesor i Programit TRAIN (Think Tanks providing Research and Advice through Interaction and Networking) është të nxisë dialog të frytshëm në mes të organizatave think tank dhe akterëve politikë në Ballkanin Perëndimor.

Seminari do mbledhë gjithsej 14 përfaqësues nga shtatë OJQ të ndryshme (dy nga çdo organizatë) nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi and Serbia) për një seancë trajnimi mbi shkrimin e analizes së politikave. Ndër aktivitetet e para të këtij projekti të trajnimit është një seminar që do të zhvillohet në Dubrovnik prej dates 3 Prill - 6 Prill 2011. Seminari i Dubrovnikut do t'i japë mundësi hulumtuesve për t'u njohur me njëri-tjetrin dhe për të diskutuar temat e tyre kërkimore së bashku.

Ekipi hulumtues i QKSS do të jetë i përbërë nga Z. Mentor VRAJOLLI dhe Znjsh. Sofije KRYEZIU.

Përveç punëtorisë së Dubrovnikut do të organizohen trajnime edhe në Berlin dhe Bruksel, të cilat do të fokusohen në hartimin e analizes së politikave dhe strategjinë e shpërndarjes publike të rezultateve të hulumtimit.

Në fund të Programit TRAIN analizat e politikave të draftuara do të publikohen nga organizatat pjesëmarrëse, ku DGAP ruan të drejtën për të ribotuar analizen e politikave në faqen e tyre të internetit ose në shtyp.

Punimet e botuara do të prezentohen në komisionet përkatëse parlamentare në një dëgjim publik ose konferencë e cila do të zhvillohet në fund të Tetorit ose në fillim të Nëntorit 2011. Një përfaqësues i Ambasadës Gjermane do të ftohet për të marrë pjesë në këtë ngjarje.