Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Prishtinë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është duke implementuar projektin me titull “Ngritja e rolit të komunitetit/qytetarëve kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë”.
Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Prishtinë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është duke implementuar projektin me titull “Ngritja e rolit të komunitetit/qytetarëve kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë”. Ky projekt kryesisht do të fokusohet në ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së ideve ekstremiste dhe radikale në Kosovë. Projekti parasheh organizimin e aktiviteteve të ndryshme (punëtori, tryeza, debate, dhe panele) me qytetarët në komuna të caktuara me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve kundër përhapjes së ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë.