MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË INSTITUCIONET E SIGURISË NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është përfituese e grantit institucional për shoqëri civile. Ky projekt financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K)dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË INSTITUCIONET E SIGURISË NË KOSOVË

Rreth Projektit

Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është përfituese e grantit institucional për shoqëri civile. Ky projekt financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K)dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Qëllimi i programit “Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë të Kosovës” është të kontribuojë në ngritjen e besueshmërisë në institucionet kosovare të sigurisë në vend, përmes luftimit të korrupsionit, parandalimit e mashtrimit dhe promovimit të parimeve të integritetit institucional në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për implementimin e këtij projekti QKSS do të përdorë një qasje gjithëpërfshirëse e cila do të përfshinë Monitorimin, Hulumtimin, Analizimin si dhe Avokimin për ndryshim të gjendjes aktuale të integritetit institucional brenda Policisë së Kosovës dhe FSK-së. Kohëzgjatja e këtij granti do të jetë tre vite dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti përfshijnë raporte gjashtëmujore monitorimi të PK dhe FSK, tryeza diskutimi, debate në media dhe matjen e përceptimit të qytetarëve dhe zyrtarëve brenda PK dhe FSK në lidhje me integritetin në sektorin e sigurisë.

Ky program do të ketë për efekt zinxhiror ngritjen e bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe sektorit të sigurisë në funksion të një kontrolli sistematik civil e demokratik.

Për të mësuar më shumë rreth grantit klikoni këtu.