"Matja e perceptimit publik dhe besimit ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë – Barometri Kosovar i Sigurisë” është një projekt afatgjatë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurinë (QKSS), i cili ka filluar në Tetor të vitit 2012
"Matja e perceptimit publik dhe besimit ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë – Barometri Kosovar i Sigurisë” është një projekt afatgjatë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurinë (QKSS), i cili ka filluar në Tetor të vitit 2012. Ky projekt mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED), dhe zbatohet nga QKSS nëpërmjet programit të tyre, Barometri Kosovar i Sigurisë.
Qëllimi i projekti është të mas perceptimin publik dhe besimin ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë të cilat operojnë në Kosovë. Për më tepër, projekti synon të masë gjithashtu perceptimin e qytetarëve kundrejt disa treguesve vendimtar të sigurisë së njerëzve dhe shtetit të Kosovës. Objektivi i këtij projekti është të zgjeroj metodat e kërkimit të përdorura nga ekipi hulumtues i QKSS-së dhe të rris rëndësinë e produkteve të dala nga kërkimet e tyre. Gjetjet më të rëndësishme të dala nga edicionet e rregullta të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) lancohen nga QKSS-ja në baza vjetore.
Deri më tani, QKSS-ja ka lancuar katër edicione të rregullta të Barometrit Kosovar të Sigurisë. Është për tu theksuar se fillimisht tre edicionet e para të BKS-së janë kryer në baza dyvjeçare. Megjithatë, për arsye se rezultatet e tre edicioneve të para treguan se ndryshimet në perceptimet e qytetarëve janë minimale nëse ato maten në baza dyvjeçare, atëherë QKSS-ja vendosi se është më e arsyeshme të kryej edicionet e radhës të BKS-së në baza vjetore. Në anën tjetër, do të thotë, edicionet vjetore të BKS-së janë relativisht të gjera. Barometri Kosovar i Sigurisë kryesisht përmban rezultate të marra nga pyetje të mbyllura, sido që të jetë në disa raste aplikohet edhe modeli i pyetjeve të hapura. Edicioni i rregullt i BKS-së përmban kryesisht dy kapituj:
1. Kapitulli mbi besimin ndaj institucioneve të sigurisë i cili përfshinë gjithashtu perceptimin e qytetarëve lidhur me prezencën e korrupsionit në këto institucione dhe me frekuencën e ndërveprimit me këto institucione. Ndër institucionet e përfshira në këtë kapitull janë: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Zjarrfikësit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Doganat, Qeveria, Komunat, Kompanitë Private të Sigurimit dhe Këshillat Komunale për Sigurinë në Bashkësi; Gjykatat dhe Prokuroria; KFOR dhe EULEX; Institucionet Fetare, Organizatat joqeveritare dhe Mediet.
2. Kapitulli mbi perceptimin publik sa i përket sigurisë njerëzore dhe shtetërore përmban pyetje lidhur me: rreziqet dhe kërcënimet e brendshme dhe të jashtme; sigurisë; rreziqet dhe katastrofat natyrore; sigurisë socio-ekonomike; marrëdhënieve me kulturat e huaja; përfaqësimin gjinor dhe ndëretnik; marrëdhëniet me Serbinë; tolerancën ndërfetare; etj. Vlen të përmendet se jo të gjithë indikatorët e matur gjatë BKS-së publikohen në edicionin e rregullt. Një numër i madh i rezultateve të veçanta të mbledhura nga BKS-ja publikohen gjatë lancimeve të veçanta të QKSS-së ose publikohen nëpërmjet Raporteve ose Edicioneve speciale të Barometrit Kosovar të Sigurisë. Për ta shpjeguar më mirë këtë praktikë- nga studimi i BKS-së i kryer në Tetor të vitit 2014, QKSS-ja ka publikuar tani më dy Edicione Speciale. Një botim tjetër special mbi perceptimin e qytetarëve ndaj sigurisë është në përgatitje, dhe të paktën dy raporte tjera kualitative do të publikohen brenda kornizës së një projekti tjetër e të cilat do të përmbajnë rezultate ende të papublikuara nga Barometri Kosovar i Sigurisë (shih listën e të gjitha publikimeve të cilat përmbajnë rezultatet e edicionit të rregullt të BKS-së)
Përpos qëllimit të matjes së perceptimit të qytetarëve, një tjetër aspekt i këtij projekti është edhe advokimi. Me të vërtetë, Edicioni Vjetor i BKS-së është shndërruar në një nga instrumentet më të fuqishme për advokim, të cilin QKSS-ja si një think tank dhe njëkohësisht si një organizatë joqeveritare e ka përdorur në mënyrë efikase për të sfiduar politikat institucionale me qellim që të përmirësoj përformancën e përgjithshme të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, si dhe kualitetin e shërbimeve të tyre kundruall qytetarëve kur është fjala për sigurinë e tyre.
Publikimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë, me të vërtetë është një ngjarje e cila ndiqet rregullisht nga politikbërës senior të sigurisë së brendshme, ndërkombëtare dhe drejtësisë. Rezultatet e publikuara transmetohen rregullisht si titujt kryesor nga të gjitha mediet, përfshirë: televizionet nacionale dhe lokale, radiot nacionale, gazetat nacionale dhe portalet kryesore të lajmeve. Për më tepër, për BKS-në është raportuar edhe nga mediet kryesore të vendeve fqinjë (Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi), si dhe mediet tjera rajonale që mbulojnë regjionin e Ballkanit perëndimor dhe Evropën juglindore. Veç kësaj, numri i klikimeve në faqen zyrtare të QKSS-së shumëfishohet çdoherë që rezultatet e BKS-së publikohen. Gjithashtu, ekziston një trend i madh i referimit të gjetjeve të BKS-së , si një burim i besueshëm, nga institucione të ndryshme politikëbërëse. Kjo do të thotë se BKS-ja po e rrit vazhdimisht ndikimin e saj kur është fjala për proceset e politikëbërjes, e që është qëllimi kryesor i këtij projekti.
Publikimet të cilat përmbajnë gjetjet e Barometrit Kosovar të Sigurisë
Deri më tani QKSS-ja ka botuar këto raporte të cilat përmbajnë rezultatet e BKS-së, të radhitura sipas vitit dhe llojit të botimit:
2014:
Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i katërt, i lansuar me 16 dhjetor 2014