Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit qytetar në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe rritjen e komunikimit ndërmjet qytetarëve, instiucioneve shtetërore në drejtim të koordinimit dhe bashkëpunimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është që nga Shtatori 2015 është duke implementuar projektin: “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm – Përfshirja e qytetarëve në parandalim”. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit qytetar në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe rritjen e komunikimit ndërmjet qytetarëve, instiucioneve shtetërore në drejtim të koordinimit dhe bashkëpunimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Si pjesë e aktiviteteve të këtij projekti pritet të organozohen tryeza diskutimi me institucionet lokale dhe qëndrore, Bashkësinë Islame të Kosovë, mediat, shoqërinë civile, institucionet e sigurisë, dhe aktereëve tjerë, në qëllim të gjetjes së alternativave për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Përveq tryezave në komunat e Podujevës dhe Mitrovicës, ky projekt parasheh edhe organizimin e debateve me nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Mitrovicës dhe Podujevës me qëllim të rritjes së vetëdijësimit të nxënësve kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ngitja e mendimit kritik tek nxënësit e shkollave të mesme rreth pasojave negative nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Fondi Trusti i Ballkanit për Demokraci.