Qëllimi i këtij projekti të adresojë sfidat e Kosovës në lidhje me bashkëpunim rajonal policor në konstelacionin shumë kompleks politik e të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Objektivi kryesor i këtij projekti është ngritja e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal policor, si kusht kryesor për lehtësimin e rrugës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe proceset integruese evropiane.
Kosova në Kontekstin e Bashkëpunimit Rajonal Policor
Qëllimi i këtij projekti të adresojë sfidat e Kosovës në lidhje me bashkëpunim rajonal policor në konstelacionin shumë kompleks politik e të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Objektivi kryesor i këtij projekti është ngritja e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal policor, si kusht kryesor për lehtësimin e rrugës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe proceset integruese evropiane.
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i alternativave dhe masave për:
1. Ngritjen e pjesëmarrjes së Kosovës në Iniciativat Rajonale të Policisë – ku do të identifikohen mënyrat e përfshirjes së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë. Këtu mendohet në iniciativat kyçe siç janë: Konventa e Policisë, SELEC, Iniciativa e Shefave të Policive të Evropës Juglindore dhe forume të ndryshme ndërkombëtare.
2. Promovimin e Bashkëpunimit Bilateral Policor – ku do të identifikohen mundësitë e bashkëpunimeve bilaterale policore duke u fokusuar kryesisht në bashkëpunimin e Policinë e Serbisë. Qëllimi më konkret është avokimi për bashkëpunime bilaterale policore me qëllim të luftimit të sfidave dhe rreziqeve ndërkufitare.
Projekti mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).