KONTROLLI DEMOKRTATIK I INSTITUCIONEVE TË SIGURISË

Politikat e Sigurisë/Zhvillimi i praktikës demokratike

KONTROLLI DEMOKRTATIK I INSTITUCIONEVE TË SIGURISË

Rreth Projektit

Emri i Projektit:     Kontrolli Demokratik i Institucioneve të Sigurisë në Kosovë

Lokacioni:            Prishtinë, Kosovë

Sfera:                  Politikat e Sigurisë/Zhvillimi i praktikës demokratike

Caku:                  Institucionet e sigurisë në formim e sipër – Forcat e Sigurisë së         Kosovës (FSK), dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës (KSK),

Zbatuar nga:         Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, QKSS

Mbështetur nga:    Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, (pjesën e FSK-së)

Kohëzgjatja:          6 muaj, 01.05.2008 – 01.11.2008

 

 

Futja e praktikës së kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë në Kosovë padyshim se paqaret një ndër sfidat më të mëdha në shoqërinë kosovare. Sikurse shtetet e tjera të bllokut lindor, edhe Kosova në sistemin e sigurisë të ish-Jugosllavisë kishte institucione të sigurisë të stilit socialist ku mungonte një mbikqyrje civile. Edhe pse me rënien e bllokut komunist, sistemi dhe funksionimi i institucioneve të sigurisë filloi të ndryshoi në pjesën dërmuese të shteteve të lindjes, në Kosovë, për shkaqe të njohura të aparteidit dhe regjimit të Millosheviqit, as që flitej për futje të praktikëssë kontrollit demokratik të mekanizmave të sigurisë. Përkundrazi.

 

Sa për paradoks, edhe pse që nga mbarimi i luftës në Kosovë ishte bashkësia ndërkobëtare ajo e cila themeloi institucionet e sigurisë, mungoi një shtrirje dhe funksionimit i kontrollit demokratik të këtyre mekanizmave. Aq më parë që mungoi një debat i gjerë lidhur me këtë cështje në Kosovë. Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, do të themelohen institucionet e tjera të sigurisë që domosdoshmërisht duhet ti nënshtrohen kontrollit demokratik. Në këtë mënyrë, nevoja për rreshtim nga rradhët e shoqërisë civile në këtë sferë, shtrohet më shumë se kurr më parë.

 

Themelimi, operacionalizimi dhe funksionimi demokratik i Forcës së Sigurisë së Kosovës - dokument i politikave

Keshilli i Sigurise se Kosoves - QKSS