KONKURS PËR PRANIMIN E PRAKTIKANTËVE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), qendër kjo hulumtuese jo-qeveritara (think tank) e cila merret me studimet e politikave të sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë, duke filluar nga data 10 Janar 2013 hap konkurs për pranimin e praktikantëve të rinj pa pagesë. Konkursi mbetet i hapur për 14 ditë nga dita e hapjes së tij, pra deri me datën 24 Janar 2013. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Rreth Projektit

Kohëzgjatja e ushtrimit të praktikës/internshipit është 8 javë, me angazhim 20 orë në javë (part time). Personi i autorizuar i QKSS-së do të informoj kandidatët e përzgjedhur për intervistë. Mos-kontaktimi i juaj deri me datën 30 Janar nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur për intervistë.

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik);

Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;

Të ketë njohuri bazike të përdorimit të metodave të hulumtimit shkencor;

Njohuri të mira të gjuhës Angleze. Njohuritë e gjuhëve të tjera janë avantazh.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

CV

Letënjoftimi/Pasaporta e skenuar

Letrën Motivuese (maksimum 500 fjalë) në gjuhën shqipe

Më shumë informata rreth Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë mund të gjeni ne web-faqen e saj zyrtare www.qkss.org. Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm tek personi kontaktues si më poshtë. Çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh:

Skender Përteshi,

Hulumtues/Zyrtar i Projekteve

E-mail: [email protected]