KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TERREN

KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TERREN

Rreth Projektit

KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TEREN

Data e shpalljes:

22 Shtator 2015

 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e hulumtuesve në terren. Konkursi mbetet i hapur për 14 ditë nga dita e hapjes së tij, deri më 06 Tetor 2015. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh. Hulumtimi në terren zgjat deri në 10 ditë, në të gjithë Kosovën.

 

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

• Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik);

• Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;

• Të ketë njohuri bazike të përdorimit të metodave të hulumtimit shkencor;

• Të jetë jo më i vjetër se 25 vjeç

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV

• Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar

 

Për të aplikuar për Hulumtues në Terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet në email adresën: [email protected], jo më larg se data 06 Tetor 2015.

 

Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit. Mos-kontaktimi i juaj deri më 09 Tetor 2015 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur.