KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TEREN

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), qendër kjo hulumtuese jo-qeveritare (think tank) e cila merret me studimet e politikave të sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë, duke filluar nga data 19 Shtator 2013 hap konkurs për pranimin e hulumtuesve ne terren. Konkursi mbetet i hapur për 6 ditë nga dita e hapjes së tij, pra deri me datën 25 Shtator 2013. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TEREN

Rreth Projektit

Kohëzgjatja e angazhimit është 2 javë, me angazhim 40 orë në javë. Personi i autorizuar i QKSS-së do të informoj kandidatët e përzgjedhur për intervistë. Mos-kontaktimi i juaj deri me datën 26 Shtator 2013 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur për intervistë.

 

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

 

• Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale;

• Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe  çështje të sigurisë në veçanti;

• Të ketë njohuri bazike të përdorimit të metodave të hulumtimit shkencor;

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV

• Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar

Më shumë informata rreth Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë mund të gjeni ne web-faqen e saj zyrtare www.qkss.org. Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm tek personi kontaktues si më poshtë.

 

Fjolla Raifi,

Hulumtuese/Zyrtare e Projektit

E-mail: [email protected]

 

Çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.