Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan sot konferencën e përbashkët rajonale "Forumi i Sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë: të arriturat e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit - dimensioni i sigurisë ".
Kjo konference shërbeu platformë ku janë mbledhur ekspertë të pavarur dhe studiues nga rajoni nё kuadër të zhvillimit më të madh aktual në rajon: Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit. Konferenca do të fokusohet në të arriturat e përgjithshme të marrëveshjes, në mënyrë të veçantë në çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Pjesa e parë e konferencës ka qenë e hapur për akterë relevant dhe media ku janë prezantuar pikëpamjet e tri organizatave partnere mbi sfidat, dobësitë dhe implikimet e marrëveshjes së fundit ne krahasim me praktikat e marrëveshjeve të mëparshme. Ndërsa pjesa e dytë do të jetë nё formë të analizimit të skenariove nga një numër i përzgjedhur i akterёve të ndryshëm, kryesisht nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë.