Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) kanë organizuar konferencën me temën ‘Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni’.
Me këtë rast QKSS dhe FES, si udhëheqës projekt, së bashku me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Tirana dhe Analytica nga Shkupi kanë lansuar raportin e përbashkët të emëruar ‘Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni’. Ky raport është financuar dhe mbështetur nga FES dhe vlerëson progresin e tri shteteve që gravitojnë ne pjesën jugore të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia ne aspektet që lidhen me "evropianizimin" e njërit nga sektorët më kompleks - sektorit të sigurisë. Analiza krahasuese ka për qellim krahasimin e gjendjes aktuale të tri shteteve përkatëse në rrugëtimin drejt anëtarësisë në BE.
Këtë konference e kanë ndjekur një i numër i madh të ekspertëve, politikanëve, shërbyesve civil, mediave, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ku u diskutuan çështjet që lidhen me ‘evropianizimin’ e sektorit të sigurisë në shtet respektive.