KONFERENCË: KONTEKSTI I ZHVILLIMIT TË RISHIKIMIT STRATEGJIK TË SEKTORIT TË SIGURISË - PIKËPAMJET E SHOQËRISË CIVILE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Organizatës Gjermane (GIZ) organizojnë konferencën me temën “Konteksti i zhvillimit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë - pikëpamjet e shoqërisë civile”, e cila do të mbahet të Martën, 17 Shtator, 2013, në ora 10:00, në Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.

KONFERENCË: KONTEKSTI I ZHVILLIMIT TË RISHIKIMIT STRATEGJIK TË SEKTORIT TË SIGURISË - PIKËPAMJET E SHOQËRISË CIVILE

Rreth Projektit

Ky projekt është një aktivitet i përbashkët i QKSS dhe GIZ-së për të sjellë  procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) më afër shoqërisë civile. Procesi i RSSS ka filluar në fillim të vitit 2012 dhe synon të analizojë sektorin aktual të sigurisë në Kosovë, dhe potencialisht, të propozojë arkitekturën e re të sektorit të sigurisë paralelisht me ndryshimet e rrethanave në Kosovë. Konferenca synon të sjellë një numër të politikanëve, studiuesve, ekspertëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në mënyrë që të diskutojnë çështjet që lidhen me procesin e RSSS dhe si dhe rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile.

Konferenca do të ketë karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audience për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant.

Me këtë rast QKSS do të lansoj një dokument të shkurtër të politikave. Dokumenti do të ju dërgohet më së largu të premten, 13 shtator 2013.

Luten që të gjithë te interesuarit të kontaktojnë Sofije Kryeziu në email adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.