KONFERENCË: KONTEKSTI I ZHVILLIMIT TË RISHIKIMIT STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË – PIKËPAMJET E SHOQËRISË CIVILE

Sot u mbajt konferenca me temën "Konteksti i zhvillimit të Rishikimit Strategjik i Sektorit të Sigurisë në Kosovë” – Pikëpamjet e shoqërisë civile". Kjo konferencë u realizua nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë më mbështetje të projektit për Kontroll Demokratik të Sektorit të Sigurisë në kuadër të GIZ në Kosovë. Panelist në këtë tryezë ishin: Zëvendës Ministri i FSK-së Z. Bejtush Gashi, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Z. Burim Ramadani, ish deputeti i Bundestagut Gjerman, Z. Reinhold Robbe, dhe Z. Florian Qehaja, Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

KONFERENCË: KONTEKSTI I ZHVILLIMIT TË RISHIKIMIT STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË – PIKËPAMJET E SHOQËRISË CIVILE

Rreth Projektit

Në këtë konferencë panelistët dhe pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin lidhur me procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e shoqërisë civile dhe involvimin e saj në këtë proces.

Në takim pjesëmarrësit u njoftuan me ecurinë e procesit të RSSS, si dhe sfidat me të cilat po përballen procesi i RSSS.  Nga të pranishmit procesi i rishikimit në përgjithësi u vlerësua si jo transparent dhe jo-gjithëpërfshirës, andaj u kërkua nga Qeveria e Kosovës që në grupet punuese të rishikimit të përfshihen edhe akteret tjerë joqeveritar, ashtu siç është garantuar edhe në vendimin e Qeverisë së Kosovës për fillimin e RSSS, vendim i cili garantoi transparencë dhe gjithë-përfshirje në RSSS, duke përfshirë involvimin edhe të shoqërisë civile dhe botës akademike në këtë proces.

Diskutimi ishte i hapur për akteret relevant te fushës se sigurisë, ku të pranishmit shtruan nevojën që procesi i RSSS të jetë më transparent dhe gjithëpërfshirës në mënyre që edhe shoqëria civile, akademia dhe ekspertët të jenë të involvuar në procesin e rishikimit.