Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) te enjten, 3 Tetor 2013 organizon konferencën me temën “Gruaja dhe Sektori i Sigurisë në Ballkanin Perëndimorë: Implementimi i Rezolutës 1325 të OKB-së".
Kjo konferencë do të mbahet si pjesë e projektit dhe bashkëpunimit rajonal ‘Gruaja dhe Sektori i Sigurisë’, respektivisht Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë nga Prishtina, Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë nga Beogradi, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Tirana, Women to Women nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Qendra për Hulumtim dhe Krijim Politikash nga Shkupi. Ky projekt dhe kjo konference është i mbështetur nga UN WOMEN. Konferenca do të shpalos të gjeturat preliminare mbi rolin dhe pjesëmarrjen e gruas në sektorin publik, përkatësisht në institucionet e sigurisë. Një analizë e shkurtër mbi gjendjen aktuale të pjesëmarrjes së gruas në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ketë një trajtim në veçantë gjatë kësaj konference. Si dhe, me një rendësi të madhe do të shpaloset hulumtimi mbi procesin e hartimit të Planit Nacional mbi Implementimin e Rezolutës 1325 të OKB-së.
Konferenca do të ketë karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audience për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant.
Diskutimi do te mbahet ne gjuhen shqipe/angleze, si dhe do të ketë përkthim anasjelltas.
Data: E enjte, 3 Tetor, 2013
Koha: 10:00 – 12:00
Vendi: EU Information Center, Prishtine
Luten që të gjithë te interesuarit për të marr pjesë në konferencë të kontaktojnë Sofije Kryeziu në email adresen: [email protected] ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.