KONFERENCË: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË - EDICIONI I TRETË

Sot, me datën 12 Dhjetor 2013 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikoi edicionin e tretë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (KSB III). Edhe në këtë edicion të BKS, QKSS ofroi një përmbledhje të shkurtër të perceptimeve publike për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë si dhe rreziqet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve dhe stabilitetit ekonomik.

KONFERENCË: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË - EDICIONI I TRETË

Rreth Projektit

Ndër gjetjet kryesore të këtij edicioni të Barometrit janë sërish besueshmëria e lartë ndaj FSK (me 67%) dhe KFOR (me 62%) në krahasim me Policinë e Kosovës (me 43%) në krahasim me institucionet gjyqësore (me 23%) apo EULEX (me 31%) ku besueshmëria e qytetarëve ishte mjaft e ulët. Gjithashtu, anketa tregon edhe për shqetësimet e mëdha të qytetarëve ndaj fenomenit të korrupsionit. Me përjashtim të FSK-së ku shumica e qytetarëve të intervistuar (65%) theksuan se nuk ka korrupsion, për të gjitha institucionet tjera të përmendura ata mendojnë se niveli i korrupsionit është mjaftë i lartë. Po ashtu, nga mbi 50% e respondentëve situata ekonomike konsiderohet mjaft e keqe ndërkohë qe mbi 80% e konsiderojnë nivelin e lartë të papunësisë si rrezik për sigurinë në vend. Qytetarët për herë të parë janë pyetur edhe për opinionin e tyre në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale ku mbi 55% e respondentëve deklaruan se nuk kanë aspak njohuri në këtë fushë. Për më tepër detaje në lidhje me përmbajtjen e KSB III dhe metodologjinë e përdorur ju lutem shfletoni versionin PDF të raportit të ngarkuar në ueb-faqen zyrtare të QKSS-së.

Si gjithnjë, publikimi i KSB III edhe kësaj radhe pati një vëmendje te madhe qoftë nga institucionet e targetuara qoftë edhe nga media e shoqëria civile. Qëllimi i Barometrit është që të i matë trendët e perceptimit si dhe të i identifikoj shqetësimet e qytetarëve për problematikat ekzistente. Andaj, QKSS synon që të i përcjell gjetjet e të tri edicioneve të KSB me aktivitete të vazhdueshme, qofshin ato hulumtuese apo avokuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes institucionale për përmirësimin e performancës së tyre.

Ekipi hulumtues i QKSS falënderon të gjithë ata që kontribuan në mbledhjen e të dhënave për KSB, si dhe i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që shprehën interesim në rezultatet e barometrit.

Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy (NED).