Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizojnë konferencën e përbashkët rajonale "Forumi i Sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë: të arriturat e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit - dimensioni i sigurisë ".
Kjo konference një-ditore do të shërbejë si një platformë për të mbledhur ekspertë të pavarur dhe studiues nga rajoni nё kuadër të zhvillimit më të madh aktual në rajon: Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit. Konferenca do të fokusohet në të arriturat e përgjithshme të marrëveshjes, në mënyrë të veçantë në çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Struktura e konferencës do të ndahet në dy pjesë: paneli i parë do të jetë i hapur për akterë relevant dhe media ku do të bëhet prezantimi i pikëpamjeve të tri organizatave partnere mbi sfidat, dobësitë dhe implikimet e marrëveshjes së fundit ne krahasim me praktikat e marrëveshjeve të mëparshme. Ndërsa pjesa e dytë do të jetë nё formë të analizimit të skenariove nga një numër i përzgjedhur i akterёve të ndryshëm, kryesisht nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë.
Të gjitha prezantimet do të mbahen në gjuhën angleze (do ketë përkthim nё gjuhën angleze, në gjuhën shqipe, serbe dhe anasjelltas).
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë, luten që të kontaktojnë Znjsh. Sofije Kryeziu ne email adresën: [email protected] ose telefonin: +381 (0) 38 221 420.