KOMPANITË PRIVATE TË SIGURISË NË EVROPËN JUGLINDORE(2014-2017)

KOMPANITË PRIVATE TË SIGURISË NË EVROPËN JUGLINDORE(2014-2017)

Rreth Projektit

Kompanitë Private të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është një organizatë partnere e një projekti hulumtues mbi “Sektorin Privat të Sigursë në Evropën Juglindore". Projekti është duke u udhëhequr nga DCAF dhe katër organizatave partnere në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë Lindore me qëllim për të zhvilluar hulumtime dhe rekomandime të  politikave dhe rregulloreve në sektorin privat të sigurisë në Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Serbi. Ky projekt është duke u mbështetur nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës (SNSF).

Qëllimet kryesore të projektit janë si më poshtë:

për të identifikuar boshllëqet dhe sfidat në rregulloret mbi sektorin privat të sigurisë në vendet e targetuara (Shqipëria, Bullgaria, Kosovë dhe Serbi) dhe të zhvillojë rekomandime të përgjithshme mbi kornizat institucionale dhe rregulloret mbi këtë sektor.

për të rritur ndërgjegjësimin e mangësive në kornizë ligjore dhe të zhvillohen diskutime në lidhje me rregullimin e Kompanive Private të Sigurisë duke synuar targetimin e politikë-bërësve, Kompanitë Private të Sigurisë, organizatat e shoqërisë civile dhe akterë të tjerë relevantë nacional dhe rajonale.

Projekti ka filluar të implementohet në vitin 2014 dhe përfundon në 2017.