INTEGRITETI I POLICISË, KONTROLLI I BRENDSHËM DHE MBIKËQYRJA E JASHTME

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Qendrën për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF) organizuan tryezën e rrumbullakët me temën me titull "Integriteti i Policisë, kontrolli i brendshëm dhe mbikëqyrja e jashtme" në Prishtinë më datën 13.11.2013. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, shoqëria civile, prezenca ndërkombëtare në Kosovë si dhe ekspertë të pavarur të fushës.

INTEGRITETI I POLICISË, KONTROLLI I BRENDSHËM DHE MBIKËQYRJA E JASHTME

Rreth Projektit

Qëllimi i kësaj konference ishte vlerësimi i sfidave më të cilat përballen institucionet e sigurisë në Kosovë në ruajtjen e integritetit të saj, si dhe identifikimi i praktikave më të mira të shteteve të ndryshme në ruajtjen e integritetit të cilat u ofruan nga ekspertët ndërkombëtar në këtë konferencë. Në këtë takim u vlerësua se Policia e Kosovës është duke u përballur me vështirësi në ruajtjen e integritetit të saj, sidomos sfidat më të mëdha u vërejtën në prokurimin publik të PK si dhe respektimi i të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policor.

Panelistët dhe pjesëmarrësit theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit me agjencionet e pavarura mbikëqyrëse dhe Kuvendin e Kosovës me qëllim të përmirësimit të përformancës së tyre, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

QKSS falënderon DCAF dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për bashkëpunim në organizimin e kësaj konference. QKSS do të vazhdoj të kontribuoj në forcimin dhe promovimin e qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë duke përfshirë edhe integritetin e institucioneve të sigurisë.