Kjo konferencë është mbajtur si pjesë e projektit dhe bashkëpunimit rajonal ‘Gruaja dhe Sektori i Sigurisë’, respektivisht Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë nga Prishtina, Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë nga Beogradi, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Tirana, Women to Women nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Qendra për Hulumtim dhe Krijim Politikash nga Shkupi. Ky projekt dhe kjo konference është i mbështetur nga UN WOMEN. Konferenca ka shpalosur të gjeturat preliminare mbi rolin dhe pjesëmarrjen e gruas në sektorin publik, përkatësisht në institucionet e sigurisë. Një analizë e shkurtër mbi gjendjen aktuale të pjesëmarrjes së gruas në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka pasur trajtim në veçantë gjatë kësaj konference. Si dhe, me një rendësi të madhe është shpalosur hulumtimi mbi procesin e hartimit të Planit Nacional mbi Implementimin e Rezolutës 1325 të OKB-së.
Konferenca kishte karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audience për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant.