GARË PËR ESE: ÇKA DO TË THOTË NATO PËR JU?

GARË PËR ESE: ÇKA DO TË THOTË NATO PËR JU?

Rreth Projektit

Garë për Ese: Çka do të thotë NATO për ju?

Afati për dorëzim: 21 qershor 2019

Ju pëlqen të shkruani? Jeni të interesuar për NATO-n dhe marrëdhëniet me Kosovën? Keni menduar të shkruani  rreth NATO-s dhe shkrimi juaj te lexohet nga të tjerët? Epo, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka kënaqësinë të shpallë konkursin e eseve.

NATO po feston 70 vjetorin, ky moment historik do të përputhet me 20 vjetorin e vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kjo ofron një nxitje të shkëlqyeshme për të ofruar këtë mundësi unike duke ftuar profesionistët e rinj të paraqesin esetë e tyre.

Ne jemi të interesuar të dimë se si e perceptoni NATO-n, çfarë NATO do të thotë për ju, cila është rëndësia e NATO-s si ofrues i sigurisë në Kosovë, dhe më e rëndësishmja, ne duam të lexojmë dhe të ndajmë përvojën dhe historinë tuaj personale lidhur me vendosjen e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë.

Udhëzimet e përgjithshme:

 Konkursi i eseve është i hapur për të gjithë studentët dhe të diplomuarit (mosha 18 – 24)

 Autorët duhet të dorëzojnë një ese prej 800-1200 fjalë për këtë temë. Ese-të me më shumë se 1200 fjalë nuk do të merren parasysh.

 Esetë duhet të shkruhen duke përdorur: Times New Roman 12, double space.

 Shënimet në fund të faqes duhet të integrohen në tekst duke përdorur: Harvard Style.

 Shkruani esenë në gjuhën shqipe ose angleze.

 Jini origjinal dhe ndani përvojën dhe historinë tuaj.

Çmimi:

 Tre esetë më të mira do të marrin nga 150 Euro dhe një Certifikatë.

Si të aplikoni?

Dërgoni esenë tuaj së bashku me një dokument identifikimi (Letërnjoftim, Pasaport apo ID e Universitetit) tek [email protected] jo më larg se 21 qershor 2019 në 23:59.

Cili është përfitimi juaj?

Tre esetë e zgjedhura nga të dy grupet e pyetjeve do të shqyrtohen nga ekspertë dhe do të publikohen në faqen e Facebook të QKSS-së. Nëse jeni i interesuar për një karrierë në Hulutim dhe shkrime, shqyrtimi nga një ekspert ieseve është një përvojë e çmuar. Përveç kësaj, duke pasur një artikull të botuar në një botim të shquar, si QKSS dhe NATO PDD, do t'ju ndihmojë të zhvilloni dhe të vazhdoni karrierën në sektorin e sigurisë.

Ese- të fituese do të zgjidhen nga një juri e ekipit hulumtues të QKSS-se. Fituesit do të shpallen në faqën e Facebook-ut të QKSS-së jo më larg se 10 ditë pas përfundimit të afatit.

Ky aktivitet mbështetet nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s (NATO PDD) dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).