FUQIZIMI I MBIKËQYRJES SË INTELIGJENCËS – RASTI I KOSOVËS

Ekipi hulumtues i KCSS është duke zhvilluar një hulumtim i cili ka për qëllim të vlerësojë në mënyrë kritike punen e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë

FUQIZIMI I MBIKËQYRJES SË INTELIGJENCËS – RASTI I KOSOVËS

Rreth Projektit

Ekipi hulumtues i KCSS është duke zhvilluar një hulumtim i cili ka për qëllim të vlerësojë në mënyrë kritike punen e agjencisë së inteligjencës në Kosovë. Hulumtimi pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore që lidhen me konsolidimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), veçanërisht duke u fokusuar në rolin e Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile në mbikëqyrjen e performancës së komunitetit të inteligjencës. Projekti do të përfshijë zhvillimin e një sërë mjetesh  praktike të orientuara kah dizajnimi i politikave në mënyrë që palet e interesuara të sigurohen që agjencitë e inteligjencës të qeverisen në atë mënyrë që të promovojnë llogaridhënie, transparencë  dhe respekt për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Ky dokument do të jetë i bazuar kryesisht në metoda kualitative. Projekti i hulumtimit është duke u zbatuar si rezultat i bashkëpunimit me komponentën e hulumtimit të DCAF Gjenevë. Produkti përfundimtar do tu shpërndahet akterëve relevant në nivel lokal dhe ndërkombëtar.