FUQIZIMI I KAPACITETEVE TË STAFIT PARLAMENTAR

Drejtori Ekzekutiv i QKSS ka mbajtur një prezantim në trajnimin e organizuar nga DCAF i quajtur "Mbështetja e monitorimit të zbatimit të legjislacionit në sektorin e sigurisë", i cili u mbajt në Prevallë, me 14 maj 2013. Trajnimi u organizua për stafin e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Prezantimi i Qehajes u përqendrua në kontekstin e zhvillimit të mbrojtjes së të dhënave në Kosovë.

FUQIZIMI I KAPACITETEVE TË STAFIT PARLAMENTAR

Rreth Projektit

Ky trajnim kishte për qëllim të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet personelit që i shërben komisioneve të Kuvendit të Kosovës që kanë interes të gjerë në qeverisjen dhe mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë. Një numër i stafit të lartë parlamentar nga BE-ja dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor kanë ndarë përvojat e tyre në trajnim.