FONDI PËR INSTITUTE SHKENCORE OSI PËR QKSS

QKSS ka kënaqësinë t’i informojë partnerët, kolegët dhe miqët se Fondacioni për Shoqëri të Hapur me seli në Budapest aprovoi kërkesën e QKSS për

FONDI PËR INSTITUTE SHKENCORE OSI PËR QKSS

Rreth Projektit

Fondi për Institute shkencore OSI për QKSS

QKSS ka kënaqësinë t’i informoj partnerët, kolegët dhe miqët se Fondacioni për Shoqëri të Hapur me seli në Budapest aprovoi kërkesën e QKSS për mbështetje institucionale për tre vitet e ardhshme. QKSS do t’i shfrytëzojë pjesë të këtij granti për trajnimin e stafit në hulumtim (në sferën e sundimit të ligjit)dhe në çështje organizative; t’i ngrisë kapacitet e bashkëpunimit dhe këmbimit me institute të ngjajshme në rajon dhe t’i mbështesë pjesërisht të ardhurat personale e shpenzimet administrative. Në përgjithësi, ky grant do ta ndihmoj QKSS që të përmirësoj kualitetet e shkrimit të analizva dhe të zë vend si një institut i specializuar dhe i pavarur në Kosovë.

QKSS lansoi planin strategjik për vitet 2011-2013 me vision të ngritjes së kapaciteteve hulumtuese-shkencore në vlerësimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe duke u zgjeruar me një portofolio për hulumtime në sferën e drejtësisë. Aktivitetet hulumtuese në vitet e kalaura e bënë qKSS njërën ndër institutet më të specializuara në Kosovë. Për më shumë, qendra shërbeu si ekspertizë alternative për politikat publike dhe mbajti pavarësinë në përpilimin e politikave dhe vlerësimin objektiv të qeverisjes së mirë në institucionet e sigurisë.

Ekipi dëshiron të falenderojë ‘OSI Think Tank Fund’ për këtë mbështetje ngase kjo inkurajon tutje stafin për të bërë hulumtime profesionale në aktivitetet hulumtuese.