FOKUS GRUPI ME EKSPERTËT - BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Sot më datën 02.04.2013 u mbajt Fokus Grupi me përfaqësuesit e institucioneve dhe ekspertët e sigurisë, ku u diskutuan rezultatet e sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë të cilat janë publikuar në Dhjetor të vitit 2012. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit nga Policia e Kosovës, Ministria e FSK-së, shoqëria civile, Agjensioni kundër Korrupsionit, akademia, si dhe analistë të pavarur.

FOKUS GRUPI ME EKSPERTËT - BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Rreth Projektit

Barometri i Sigurisë është dizajnuar si instrument inovativ që publikohet dy herë brenda vitit dhe i cili ka qëllim të sjell në sipërfaqe opinionet e qytetarëve rreth sigurisë dhe drejtësisë sikurse edhe sfidave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë me të cilat ballafaqohet Kosova.

Në ketë takim u diskutua rreth besimit të qytetarëve për sektorin e sigurisë, drejtësisë,  sistemin zgjedhor, situata ekonomike  si dhe kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen vendit. Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan dhe mbi gjetjen e mënyrave me të mira  për adresimin e brengave  të qytetarëve ne krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt në vend.  Diskutimet e zhvilluara në këtë takim do të jenë shumë të rëndësishme gjatë përpilimit të analizës së detajuar të Barometri Kosovar të Sigurisë e cila do të publikohet gjatë muajit Maj.