DREJTORI EKZEKUTIV I QKSS, FLORIAN QEHAJA MORI PJESË NË AKADEMINË RAJONALE PËR DEMOKRACI (ARD)

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mori pjesë në ngjarjen e parë të Akademisë Rajonale për Demokraci (ARD), e cila u mbajt nga 23 deri me 26 shkurt, 2013 në Suboticë.

Rreth Projektit

Akademia Rajonale për Demokraci synon të kontribuojë në bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe ngritjen e institucioneve, përmes ndërtimit të kapaciteteve të gjeneratës së ardhshme të lidershipit politik dhe lehtësimin e të kuptuarit e tyre të ndërsjellë dhe lehtësimin e bashkëpunimit.
ARD është i përkushtuar për të krijuar aktorë politikë të cilët në të ardhmen e afërt do të formojnë udhëheqësin më të lartë të nivelit politik dhe aspiron të krijojë një infrastrukturë njerëzore që do të ndihmojë të forcojë proceset aktuale të demokratizimit, përkrah standardet e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve mbi interesat politike ose kombëtare, dhe njëkohësisht të përqafojë frymën e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimin me fqinjët. 
Pjesëmarrësit janë përzgjedhur nga radhët e politikanëve të rinj të cilët tashmë mbajnë poste të rëndësishme në nivel shtetëror ose në partitë e tyre respektive politike - sekretarë të shtetit, zëvendës dhe këshilltar të ministrave, anëtarë të parlamenteve, zyrtarë kryesorë të partive, diplomatë, analistë, si dhe një numër i kryetarëve të komunave më të shquar dhe/ose udhëheqës  të qarkut/rajonit.