DEKONSTRUKTIMI I SHKAKTARËVE TË EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM DHE RADIKALIZMIT NË MAQEDONI

Qëllimi i projektit është identifikimi dhe analizimi i shkaktarëve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Maqedoni, të cilët kanë ndikuar në pjesëmarrjen e rreth 150-200 qytetarëve të Maqedonisë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak.

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke implemementuar projektin me titull “Dekonstruktimi i shkaktarëve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Maqedoni”. Objektiva kryesore e projektit është identifikimi dhe analizimi i shkaktarëve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Maqedoni, të cilët kanë ndikuar në pjesëmarrjen e rreth 150-200 qytetarëve të Maqedonisë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak.

Nëpërmjet këtij projekti QKSS synon të intervistoj 40 përfaqësues institucional dhe të shoqërise civile nga Maqedonia, të cilët janë në menyrë direkte apo indirekte të përfshirë në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projektit, në dhjetor të vitit 2017 QKSS do të organizoj konferencë në Maqedoni ku do të bëhet edhe lansimi i të gjeturave kryesore të raportit. Ky projekt poashtu ka për qëllim të rrisë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Ky projekt ka filluar së implememtuari më 1 Korrik 2017 deri më 31 Janar 2018, dhe mbështetur financiarisht nga Balkan Trust for Democracy (BTD).