8/05/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoj tryezë diskutimi të martën me datë 5 Maj në Prishtinë lidhur me shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme, si dhe ekstremizmin në përgjithësi. Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 30 pjesëmarrës, të gjithë akterë relevant të çështjes në fjalë si nga institucionet fetare, shtetërore, shoqërisë civile, medieve (si pjesëmarrës jo si raportues), dhe njohës tjerë të fushës. Takimi u moderua nga Shpend Kursani dhe u karakterizua me debat të gjallë dhe produktiv nga të gjithë pjesëmarrësit.
Si bazë e këtij takimi u përdorën të gjeturat e raportit të publikuar para pak kohësh nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbi po të njëjtën çështje, me autor Shpend Kursanin. Një nga qëllimet e takimit ishte që nëpërmjet diskutimit të hapur të krijohet hapësira për kritika dhe vlerësime mbi raportin në fjalë, në mënyrë që të shërbejnë si mësime për projektet dhe përpjekjet e radhës të QKSS-së në këtë fushë. Dhe pikërisht gjatë takimit u dhanë kritika, vlerësime dhe këndvështrime të ndryshme nga pjesëmarrësit që i takonin sferave të ndryshme publike mbi raportin edhe përmbajtjen e tij.
Për më tepër, në këtë takim u diskutuan dhe u dhanë rekomandime të numërta lidhur me qasjen që duhet ndërmarr si shoqëri dhe politikat gjithëpërfshirëse që duhet zbatuar për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovës.
Kjo tryezë u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit të cilët shfaqen interesim të madh, e çka rezultojë me tejkalim të kohës së paraparë në agjendën e ditës. Ata u shprehën se diskutimet të tilla u kanë munguar shoqërisë sonë dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë për të marr pjesë dhe kontribuar në takime të ardhshme të karakterit të tillë.
Ky takim u mbajt nën rregullat e 'Chatham House'.