6/02/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot, më 6 shkurt 2017, ka organizuar një konferencë në Komunën e Kamenicës si pjesë e projektit “Të bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.
Panelist në këtë konferencë ishin:
Z.Begzad Sinani- Kryetar i Komunës së Kamenicës
Z.Bujar Fera- Sekretar i Bashkësisë Islame të Kamenicës
Z.Nazif Hajrizi- Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë
Ky panel u moderua nga Skender Perteshi - Hulumtues në QKSS
Audienca e kësaj konference ishte e përbërë nga grupe të ndryshme të komunës së Kamenicëes, duke përfshirë akterët komunal, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat. Ata vlerësuan rolin e kësaj konference dhe theksuan rëndësine e organizimit të ngjarjeve të tilla në mënyrë të informimit rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit si dhe diskutuan gjetjen e mënyrave dhe mundësive të parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni. Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve shtëtërore dhe qytetarëve në luftimin e këtij fenomeni.