TRYEZË E RRUMBULLAKËT: EKSPERTIZA E KOSOVËS PËR NSS-NË E NEPALIT DHE DDR

20/02/2012

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: EKSPERTIZA E KOSOVËS PËR NSS-NË E NEPALIT DHE DDR

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, u ftua në Nepal nga Fondacioni Berghof nga Gjermania për të ndarë ekspertizën e Kosovës dhe praktikën në procesin e hartimit të Strategjisë Shtetërore të Sigurisë. Ai mbajti një prezantim lidhur me këtë temë dhe ka kontribuar në mënyrë aktive në diskutime në një tryezë të rrumbullakët dy ditore të mbajtur nga 13 deri me 15 Shkurt 2012 në Pokhara. Tryeza e rrumbullakët u ndoq nga palët kryesore politike dhe të sigurisë së Nepalit, ku përvoja e Kosovës është mirëpritur dhe vlerësuar. Diskutimet priten të kontribuojnë në përpjekjet e ardhshme të Nepalit për të hartuar politikën e saj të sigurisë. Më tej takimet u mbajtën në Qeverinë e Nepalit si dhe me figurat e partive politike në vend.

Drejtori i QKSS gjithashtu më datë 10 Shkurt 2012 mbajti një prezantim në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Fondacioni Berghof në Bruksel, nën kujdesin e EPLO e titulluar "Nga Luftëtarët në Ndërtues Shtetëror – Grupet e Armatosura Pjesëmarrëse në Proceset e Paqes". Floriani u fokusua në çështjet e mbështetjes nga ana e BE-së ish-luftëtarëve pas luftës në Kosovë përmes ndihmës së DDR dhe RSS. Tryeza e rrumbullakët është ndjekur nga një numër i shoqërisë civile dhe zyrtarëve të BE-së në Bruksel.