TRYEZË E RRUMBULLAKËT: DERI NË CFARË SHKALLE KA ARRITUR PROGRESI I REFORMAVE NË SEKTORIN E SIGURISË (RSS) NË BALLKANIN PERËNDIMOR?

28/05/2012

Përfaqësuesit e shtatë organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor, si pjesë e konsorciumit të qendrave hulumtuese, prezantuan gjetjet e tyre të hulumtimit tre-vjeçar mbi arritjet kryesore dhe mangësitë e llogaridhënies në sektorin e sigurisë. Tryeza përfundimtare e rrumbullakët në kuadër të projektit u zhvillua në Beograd, më 27 mars 2012. Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, prezantoi gjetjet e Kosovës bazuar në hulumtime empirike, siç parashikohet në projektin e përbashkët ‘Almanak’, si dhe librit të QKSS: "Qeverisja e Mirë në Sektorin e Sigurisë së Kosovës".

Almanac-u për Mbikëqyrjen e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor është outputi kryesor i një projekti tre-vjeçar ku është zhvilluar një hulumtim i përbashkët i shtatë qendrave hulumtuese të Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në hartimin dhe të monitorimin e qeverisjes së sektorit të sigurisë dhe për të inkurajuar reformat në sektorin e sigurisë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi. Komponenti unik i këtij projekti është përpjekja për ta çuar përpara metodologjinë e hartimit dhe monitorimit të reformave në sektorin e sigurisë e cila u zhvillua fillimisht nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë. Në nisjen e  'Almanac’ notat për cilësinë e kontrollit parlamentar dhe mbikëqyrjen, transparencën e përgjithshme dhe financiare do të paraqiten.

Partnerët e këtij projekti të quajtur “Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për Hartimin dhe Monitorimin e RSS në Ballkanin Perëndimor" që u zhvillua nga fillimi i vitit 2009 deri në fillim të vitit 2012 përfshijnë: Analytica, Shkup; Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë - BCSP (Beograd); Qendra për Studime të Sigurisë (CSS), Sarajevë; Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM), Podgoricë; Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Prishtinë; Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IMO), Zagreb; dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN); Tiranë. Përveç kësaj, projekti u mbështet nga DCAF dhe u financua nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.