28/11/2017
Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Florian Qehaja është ftuar si folës në panelin: Thyerja e frikës në Ballkanin Perëndimor - Rrjetëzimi rajonal për llogaridhënien në fushën e sigurisë dhe paqes, panel ky i organizuar si pjesë e 20 vjetorit të BCSP.
Qëllimi i konferencës me titull "Thyerja e frikës: Çfarë mund të bëjë shoqëria civile për të ruajtur përgjegjësinë e qeverisjes së sigurisë në kohën e frikës?" është të bashkojë një grup të ndryshëm akterësh nga shoqëria civile evropiane, në kërkim të përgjigjeve për pyetjet se si ta mbajnë shoqërinë civile aktive dhe të suksesshme në mbikëqyrjen demokratike të institucioneve të sigurisë gjatë kohës së frikës.